Makina e tij u përplas kokë më kokë me autobusin, vdes 22-vjeçari shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 08:16 | Kronikë

Makina e tij u përplas kokë më kokë me autobusin, vdes

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali.

Ngjarja ka ndodhur, mbrëmjen e së hënës, ku mjeti tip BMW me të cilin udhëtonte i riu, është përplasur me një autobus.

Sipas mediave italiane, përplasja ka rezultuar fatale për 22-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ai ka devijuar makinën në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me autobusin, që vinte nga drejtimi i kundërt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli