Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi iu gjetën në banesën e tij, në lagjen nr. 10 të qytetit, qindra fishekë luftarakë, pa leje.
Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)