Aksident në autostradën Durrës-Tiranë

Nga Elitjona Doko
7 Shkurt 2024, 09:47 | Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur, mëngjesin e së mërkurës, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Shkozetit, ku një automjet ka goditur një kalimtar.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se një këmbësor ka tentuar të kalojë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, duke kaluar edhe trafikndarësen dhe është përplasur nga një kamion.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa personi i aksidentuar është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

"Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli