Shkrumbohet baraka e romëve në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
7 Shkurt 2024, 15:54 | Kronikë

Shkrumbohet baraka e romëve në Gjirokastër

Një barakë ku jetonte një familje rome është përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para 30 minutash ne lagjen “Zinxhira” të këtij qyteti, teksa baraka ka marrë flakë nga soba e drurit.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të shpëtonin jetët njerëzore, duke izoluar flakët dhe duke hedhur ujë deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Shkrumbohet baraka e romëve në Gjirokastër

Nga zjarri u dogj e gjithë baraka (banesë) me të gjithë pajisjet dhe orenditë e saj. Baraka banuese ishte në pronësi të Riza Ahmetit pjesëtar i komunitetit rom. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos