Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ka dënuar me burg ish kreun e Kadastrës së këtij qyteti, Florian Taçi me 6 vite burg dhe dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Gjykatësja Matilda Përralla ka pasur fjalën sot duke dhënë 6 vjet burg për ish kreun e Kadastrës së Florian Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy bashkëpunëtorët e tij.
Nisur nga kërkesa e të pandehurve qysh në seancën fillestare për gjykim të shkurtuar, Florian Taçit i ulet 1/3 e dënimit, pra dënohet me 4.6 vjet burg, përllogaritur këtu dhe 7 muajt që ka kaluar në arrest shtëpie. Ndërsa Memishaj do të vuajë 2.5 vjet burg, kurse Nakuçi 8 muaj në shërbim prove.
Mbi ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.
Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës në 28 shkurt të këtij viti. Apeli në Tiranë i dha arrest shtëpiak ndërsa prej ditës së sotme Taçi bëhet i burgosur ku do ta vuajë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme. (A2 Televizion)