Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

I shpallur në kërkim për vrasje, 31-vjeçari arrestohet në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 16:57 | Kronikë

I shpallur në kërkim për vrasje, 31-vjeçari arrestohet

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Siç njoftohet, E. T., banues në Tiranë u arrestua në kuadër të operacionit të koduar policor "Lokalizimi", në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me paramendim", pasi dyshohet se ka vrarë më armë zjarri një person.

Ditari A2 CNN