Një 36-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka kanosur një infermier në QSUT dhe ka kundërshtuar efektivët e Policisë.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se personi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.M.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme hetimore, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme hetimore.
(A2 Televizion)