Kapet me drogë familjari i një të burgosuri në burgun e Drenovës

Nga A2 CNN
15 Prill 2024, 20:05 | Kronikë

Kapet me drogë familjari i një të burgosuri në burgun e

Një familjar i një të burgosuri në burgun e Drenovës ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me lëndë narkotike. Burime për A2 CNN  bëjnë me dije se shtetasi me iniciale O. K. ka shkuar në burg për të futur një çantë me ushqime për një të paraburgosur që rezulton të jetë kushëriri i tij.

Gjatë kontrollit që u bëhet të gjithë personave që dorëzojnë ushqime dhe veshje, i janë gjetur në xhep të bluzës rreth 3 gr canabis sativa. Nuk dihet ende nëse ai ka patur për qëllim ta fusë drogën brenda burgut të Drenovës, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjitha rrethanat.

 I arrestuari është dërguar në ambientet e komisariatit të Korçës, ndërsa pas pak ditësh do të ketë edhe seancën për masën e sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos