Erjona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin komentoi librin “Albanian Files” në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.
“Albanian Files” është një botim që tregon qartësisht një transformim të Shqipërisë. Ka një sarkazëm, ka një ironi që mendoj është normale dhe që mund të jetë bërë në kuadër edhe të faktit që Partia Socialiste dhe Edi Rama ka fituar një sërë zgjedhjesh rresht, me rezultate edhe më të thella. Kështu që, ai arkitekti është vënë re edhe si një personazh që bën sarkazëm edhe me vetë arkitektët. Kështu që, nuk mendoj se është rasti për ta bërë një tjetër moment dizinformimi, sikurse çdo anëtar i Partisë Demokratike ose i opozitës shfrytëzon rastin dhe çdo gërmë, jo më një tekst, për të dizinformuar edhe për ta përbaltur Partinë Socialiste ose Shqipërinë në tërësinë e vet”, tha Ismaili.
“Për mua, nuk ka asgjë shqetësuese dhe e kam parë vetëm në këtë këndvështrim, të një personazhi i cili më së shumti bën ironi dhe ka një sarkazëm të hollë edhe me vetë kolegët e tij arkitektë”, shtoi ministrja.
(A2 Televizion)