“Tjetër raketë digjitale”, Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 19:27 | Politikë

“Tjetër raketë digjitale”, Rama reagon për Banjot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me punimet në zonën e Banjove Termale të Bënjës.

Sipas tij, në këtë rast bëhet fjalë për “një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit”.

Postimi i Edi Ramës:

Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës. Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri. Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos