Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 21:26 | Kronikë

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me të shtënat që terrorizuan banorët e Kamëz këtë mbrëmje, por fatmirësisht pa të lënduar. Sipas Policisë një 18-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servis celularësh, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.  Menjëherë pas njoftimit policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është arrestuar 3 km larg vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale. Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Policia njofton gjithashtu se në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos