Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare, këtë të mërkurë.
I pyetur nga Alibeaj për marrëdhënien e SPAK me politikën, Dumani u shpreh se marrëdhëniet janë vetëm institucionale. Ai theksoi se në punën e SPAK, emri nuk ka fare rëndësi, por vetëm prova.
“Marrëdhëniet e SPAK me politikën apo me politikanët janë thjesht institucionale apo proceduriale. Për ne janë të gjithë të barabartë para ligjit. Si do të duhet ta tregojmë ne këtë? Shembulli më i mirë janë çështjet. Ne nuk kemi agjendë dhe nuk mund të plotësojmë orekset mediatike. Për ne zero rëndësi ka emri, por prova ka rëndësi, kjo prevalon në raport me çdo gjë. Këto po e demonstrojmë, ndoshta me hapa të ngadaltë, por po mundohemi të mos gabojmë”, u shpreh Dumani. (A2 Televizion)