Mbetjet e rrezikshme në Durrës, firmosen 33 masa sigurie, mes tyre edhe për ish-drejtoreshën e AKM

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 16:11 | Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, firmosen 33 masa sigurie, mes tyre

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të konfiskuara një vit më parë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se nga këto 26 janë arrest me burg dhe 7 masa arresti në shtëpi.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” është edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Pas analizave të kryera për mbetjet e rrezikshme të konfiskuara në Portin e Durrësit rreth një vit më parë, autoritetet dyshojnë se ato përmbajnë substanca të rrezikshme.

A2 CNN raporton se policia vijon aksionin e ekzekutimit të masave të sigurisë. Operacioni drejtohet nga Prokuroria e Durrësit, përfshirë DVP Durrës, Tiranë e Elbasan. Vijojnë me ekzekutimin e masave te sigurisë.

 

Masat e sigurisë për të cilat policia e shtetit po vijon ekzekutimin

E. D.     Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Y. S. K.   Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gj. S.     Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

D. S.        Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

O. P.   Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

M. I.          Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

R. B.          Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

H. S.        Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

A. Sh.           Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Sh. H.    Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

M. Z. Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

M. H.    Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

M. K. Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

N. B.   Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

A. P.  Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

P. Q.   Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

J. K. Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

I. L.         Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

H. L.        Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

E. V.    Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

S. J. Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

F. Ç.  Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

G. S. Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

I. H., administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

A. D.   Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

M. P.  Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

D. S. Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

K. S.  Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

B. T.  Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

E. M.  Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

K. A.    Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

I. M. Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xh. G. Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos