“Më dhunuan dhe pranova krimin”- Dyshohet se vrau 33-vjeçarin duke e hedhur nga ura, Majlind Habibi ndryshon dëshmi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 13:22 | Kronikë

“Më dhunuan dhe pranova krimin”- Dyshohet se vrau

Ditën e sotme autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Branko Shkoza në Durrës, Majlind Habibi, ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Duhet se 35-vjeçari ka ndryshuar qëndrim këtë herë lidhur me ngjarjen, duke thënë se nuk është ai autori i vrasjes së Branko Shkozës.

Madje ai tha gjithashtu se në dëshminë e tij të parë e ka pranuar autorsinë e krimit, pasi është dhunuar nga efektivët e Policisë.

“Më datë 27 kam qenë pushim dhe e kam taku se nuk vinte te lokali i lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm, e kam pranu kot, jam hallexhi, kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë. Zonja gjygjtare, më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Me ka ikur nusja me djal dhe shtatzanë, m’u ka larguar nga frika”, tha Habibi.

Më herët Habibi tha se ngjarja kishte ndodhur pasi autori i kishte ngacmuar gruan, në gjaknxehtësi e sipër gjatë një konflikti.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit e ka lënë në ‘arrest me burg’ Majlind Habibin. Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit, ku Habibi dyshohet se e shtyu viktimën nga një urë, ku edhe ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos