Një zjarr ka shpërthyer në nënstacionin elektrik të Draçinit në Shkodër, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.
Arsyet e shpërthimit të zjarrit ende mbeten të paqarta, por dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një defekt në pajisjet e nënstacionit. Zjarri ka përfshirë edhe dy nënstacione të tjera elektrike, duke përkeqësuar situatën.
Si pasojë, një pjesë e qytetit të Shkodrës është pa furnizim me energji elektrike. (A2 Televizion)