Ndalohet nga policia shoferi i furgonit të nxënësve, ngacmoi seksualisht të miturën

Nga Rigels Malile
10 Nëntor 2023, 22:33 | Kronikë

Ndalohet nga policia shoferi i furgonit të nxënësve, ngacmoi

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, ku nxënësja 14-vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar te mësuesja e saj në shkollën 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.

Ajo ka rrëfyer se ajo bezdisej me fjalë nga shtetasi Nikolin J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, por pretendon se ai edhe e ka prekur fizikisht.

Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut. Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Pas kësaj, është ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J., cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi