"Sundimi i ligjit", 25 të arrestuar për tentativa vrasjeje, plagosje të rënda apo trafikim droge në rang vendi

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 13:02 | Kronikë

Njëzet e pesë persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar policor “Sundimi i ligjit”, në të cilin njoftohet se u përfshinë 1852 punonjës policie.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, bëhet e ditur se në pranga është vënë në Dibër një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë.

-19 persona të tjerë të kërkuar në rang vendi për tentativë për vrasje të dyfishtë në Shkodër; për plagosje të rëndë me dashje ose për armëmbajtje pa leje në Dibër; për llogari të SPAK-ut; në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” (3 persona në Tiranë dhe 1 në Durrës); për raste të tjera në fushën e narkotikëve në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Berat; për vjedhje në Tiranë dhe në Fier ose për veprimtari të tjera kriminale, janë kapur dhe janë vënë në pranga.

Ndërkohë, janë sekuestruar 3 armë zjarri (pushkë dhe 2 pistoleta), armë gjahu dhe municion luftarak janë sekuestruar nga Policia, në Dibër, Tiranë dhe në Fier. Të katër poseduesit e tyre janë vënë në pranga. 61.5 gramë kokainë dhe 500 doza cannabisi janë sekuestruar në Tiranë dhe në Dibër, si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që i posedonin lëndët narkotike, me qëllim shitjen.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi