Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Ngacmoni seksualisht pacienten në urgjencë, burg për kirurgun shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2023, 12:13 | Kronikë

Ngacmoni seksualisht pacienten në urgjencë, burg për kirurgun

Ngacmimi seksual i pacienteve në ambientet e urgjencës ku shërbente, i ka kushtuar shtrenjtë një mjeku shqiptar në Itali.

Gjykata e Monzës e ka dënuar kirurgun 40-vjeçar me inicialet R.G., me 20 muaj burg. Ndaj tij rëndonte akuza për dhunë seksuale, pasi një paciente 20-vjeçare e denoncoi për aktin e pahijshëm që kreu ndaj saj.

Ngjarja ndodhi në vitin 2019, në klinikën Zucchi, ku vajza që denoncoi kirurgun shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti.

Sipas prokurorit të Monzës, Flaminio Forieri, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg për mjekun, vajza teksa priste të dashurin të përfundonte serumin, e kishte pyetur kirurgun shqiptar se ku mund të shkonte për të pirë duhan.

Ai e kishte shoqëruar 20-vjeçaren në një dhomë, ku gjatë bisedës i kishte prekur kërthizën.

E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte aktin që kreu.

Gjatë procesit gjyqësor, mjeku është mbrojtur me argumentin se ai e kishte kapur vajzën duke pirë duhan brenda në klinikë, veprim i cili është i ndaluar dhe ndaj i ka kërkuar vetëm që të largohet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani