Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lezhë. Një person ka rënë në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në rrugën Lezhë-Tiranë dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është 50-vjeçari Vladimir Muhja. Nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka rënë në kontakt me përcjellësin e energjisë në tokë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)