Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 23:30 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Mbrëmjen e së premtes, një person është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek rrethi i Selitës, rreth orës 23:00.

I plagosuri është 35-vjeçari me inicialet Z.K. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi