Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Aksident i rëndë Levan-Tepelenë, makina përplaset me motorin, ka të lënduar

Nga Çaku Tafa
12 Janar 2024, 14:43 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, ku një mjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi