Ekzekutimi i djalit të “Buzëderrit”, lirohen 15 të ndaluarit, po kërkohet makina e dyshimtë

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 07:28 | Kronikë

Ekzekutimi i djalit të “Buzëderrit”, lirohen 15 të

Ende nuk ka një autor ngjarja e rëndë e së dielës në Vlorë, ku një 22-vjeçar u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij nga një snajper, teksa kishte dalë për të pirë një cigare.

Pas më shumë se 18 orësh të ndaluar, Policia e Vlorës ka lënë të lirë të 15-të të shoqëruarit për dosjen Sinomati. Grupi hetimor nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme që mund të implikonte personat që blutë e Vlorës kishin skeduar si të dyshuar.

Nga hetimet, policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt-shitjeje.

Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW, me të cilin u krye atentati mafioz.

22-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb, mbrëmjen e së dielës, në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa, teksa nuk raportohet të ishte një person problematik.

Pista kryesore e kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes, pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos