Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Shkatërrimi i bandës kriminale në Belgjikë, ky është shqiptari që menaxhonte lokalin ku kryheshin porositë

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 14:04 | Kronikë

Shkatërrimi i bandës kriminale në Belgjikë, ky

Një ditë më parë u raportua se, një grup kriminal, i cili vepronte duke dërguar armë dhe drogë nga Amerika Latine drejt Belgjikës, ishte kapur falë një operacioni të zhvilluar në shtetin belg. Në lidhje me këtë operacion, u mësua se ishin arrestuar 18 personave, prej tyre 12 shqiptarë.

Sot janë zbuluar detaje të reja nga grupi kriminal me bazë në Anwerp të Belgjikës, ku mes të arrestuarve është edhe shqiptari Fatos Markaj, 51-vjeç, i cili sipas autoriteteve belge rezulton të jetë një nga personat që drejtonte grupin kriminal me 12 shqiptarë të arrestuar.

Shkatërrimi i bandës kriminale në Belgjikë, ky

51-vjeçari rezulton të jetë edhe pronari i kafenesë në Pimpelhof në Seefhoek të Antwerp-it, si edhe trajner i certifikuar futbolli. Pikërisht në këtë biznes mblidheshin edhe anëtarët e bandës për të bërë pazaret e tyre për trafikimin e armëve dhe drogës.

Lokali i shqiptarit ishte një nga 19 vendet ku policia bastisi mëngjesin e së mërkurës, nga policia belge. Po ashtu Fatos Markaj kishte edhe një piceri shumë pranë lokalit ndërsa ishte i certifikuar edhe si trajner futbolli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë