Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Atentati me snajper, blindohet Vlora, i ati i viktimës nga burgu në varrim

Nga Jerola Ziaj
9 Janar 2024, 15:06 | Kronikë

Që prej atentatit mafioz me snajper mbrëmjen e së dielës ndaj 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, Vlora mund të cilësohet e blinduar nga forca të shumta policie. Përveç kontrolleve dhe operacioneve për identifikimin dhe kapjen e autorëve gjatë ditës së martë këto forca kanë siguruar edhe ceremoninë mortore të të riut, ku ishte pjesë edhe i ati, Sokol Sinomati, ish-anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me pseudonimin “buzëderri” dhe që u transferua nën mbikëqyrje të rreptë, nga ambientet e burgimit për ceremoninë mortore të të birit në Vlorë.

48 orë pas krimit që riktheu frikshëm dhe në mënyrë mjaft të sofistikuar hijen e hakmarrjeve mes bandave të dikurshme të qytetit bregdetar, policia dhe prokuroria e Vlorës ende nuk kanë asnjë pistë konkrete si për autorët e dyshuar ashtu edhe për motivet e këtij krimi të mirëorganizuar.

Burime pranë grupit të hetimit kanë saktësuar se viktima është qëlluar nga një armë snajper e kalibrit 7 mm, e cila është efikase ne preçizion deri në një largësi prej 1 kilometër. Ndaj të riut është qëlluar dy herë ku njëri prej plumbave rezultoi fatal pasi e goditi në kokë. Gjithashtu mjeti i gjetur i djegur pas atentatit dhe që dyshohet që është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja, dyshohet se mund të ketë luajtur rolin e devijimit të vëmendjes dhe ndjekjes policore, pasi dyshohet që personi që ka përdorur snajperin mund të jetë larguar në drejtim tjetër.

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, që dyshohen se mund të kishin konflikte të vjetra në kuadër të bandave të dikurshme me familjen e të riut, por që deri më tani nuk ka asnjë urdhër ndalimi. Policia i ka përqendruar hetimet tek pista e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së babait të viktimës dhe familjarëve të tjerë. Por po verifikohen edhe pista që kanë të bëjnë me disa hetime në fushën e trafikut të narkotikëve në belgjikë, ku viktima jetonte.

Gjithashtu pjesë e hetimit të kësaj dosje është edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dega e Vlorës, pasi pak minuta para atentatit dhe rreth 45minuta pas tij zona ishte pa energji elektrike. Në një kohë kur kjo zonë për shkak të pranisë së poliklinikës presupozohej të ishte me dy linja që të sigurohej furnizimi i pandërprerë me energji elektrike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli