Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, i gjejnë granata, municion luftarak e pistoletë në banesë

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 12:24 | Kronikë

Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë, i gjejnë granata,

Granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë, si edhe një kapuç si maskë janë gjetur në banesën e një 50-vjeçari në Tiranë.

Armatimi u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e 50-vjeçarit në fshatin Vilëz, Zall Bastar. Pronari i banesës është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, angazhim maksimal në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i posedojnë ato. Sekuestrohen granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, pistoletë dhe një kapuç si maskë. Shpallet në kërkim 50-vjeçari që i mbante ato në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në fshatin Vilëz, një shtetas mbante armë shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme, në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. V., 50 vjeç, banues në fshatin Vilëz, Zall Bastar.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata, krehra pistolete, krehra kallashnikovi dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte ky shtetas. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani