Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

83-vjeçari terrorizon lagjen në Shkodër, qëllon me çifte drejt 3 të rinjve, refuzon të dorëzohet

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 10:12 | Kronikë

83-vjeçari terrorizon lagjen në Shkodër, qëllon me

Një 83-vjeçar i armatosur ka shkaktuar panik te banorët e lagjes Rus në Shkodër, pak pas mesnate, teksa ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i shtëpisë në drejtim të 3 të rinjve.

Fasli Hyka dyshohet se ka pasur një konflikt verbal me 3 të rinjtë për zhurmën që ata po bënin poshtë ballkonit të tij dhe në atë moment ka marrë çiften duke qëlluar në drejtim të tyre.

Fatmirësisht, saçmat e çiftes kanë rënë larg nga të rinjtë dhe kanë dëmtuar vetëm xhamin e një makine të parkuar në rrugë.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët i kërkuan 83-vjeçarit Fasli Hyka që të dorëzohet, por ai nuk ka pranuar.

Në këto kushte, u desh ardhja e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët u futën nga ballkoni i shtëpisë së 83-vjeçarit pasi më parë i hodhën një bombë zhurmuese, duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.

Në njoftimin e policisë së shtetit, shkruhet mes të tjerash se i moshuari ka kërcënuar gjithashtu efektivët që i kërkuan të dorëzohej, duke iu thënë se do t’i vriste po të mos largoheshin.

Gjatë kontrollit në banesën e 83-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli