Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, publikohet videoja që tregon keqtrajtimin nga bashkëshorti

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 20:20 | Kronikë

Pas hetimeve të kryera, prokuroria e Durrësit ka dalë në përfundimin se keqtrajtimi i vazhdueshëm dhe sistematik nga bashkëshorti, kanë çuar 41-vjeçaren në Durrës drejt vetëvrasjes, duke konsumuar fotoksinë.

Këtë e konfirmon edhe një video që është publikuar së fundmi, të cilën duket qartë bashkëshorti i saj është i dhunshëm.

Në një video që është filmuar nga fëmija i mitur në familje, Xhemal Loka shihet në këmbë teksa i thotë fjalë kërcënuese të shoqes. Në pamje shihet edhe djali i tyre që tenton të  mbajë të atin, që të mos i afrohet më shumë.

Pas dëshmive të marra nga familjarët e së ndjerës, si edhe nga këqyrja e telefonave, organi i akuzës thotë se ka dyshime të forta që dhuna fizike dhe psikologjike që e ndjera kishte pësuar për një kohë të gjatë nga bashkëshorti, kanë çuar 41-vjeçaren, nëne e 4 fëmijëve drejt aktit ekstrem.

Nga kontrolli në shtëpinë e çiftit, janë gjetur edhe armë, ku një armë zjarri automatike, është gjetur në kotecin e pulave.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu