Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin “Qemal Stafa”, njëri mbetet i plagosur me thikë

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 16:32 | Kronikë

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin “Qemal Stafa”,

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë nga një bashkëmoshatar i tij brenda ambienteve të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë.

Për fat të mirë, 15-vjeçari ka marrë dëmtime të lehtë në këmbë, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

“Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës "Qemal Stafa", janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu