Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Boshatisën qendrën tregtare, kapet grupi i hajdutëve, 3 prej tyre të mitur

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 09:27 | Kronikë

Boshatisën qendrën tregtare, kapet grupi i hajdutëve, 3 prej tyre

Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona në kuadër të operacionit të koduar “Shopping”, të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së artikujve të ndryshëm në një qendër tregtare.

Një nga personat e ndaluar është arrestuar, teksa 3 të tjerët u proceduan në gjendje të lirë, pasi ishin të mitur.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu