Dy persona janë plagosur pasi një ambulancë është aksidentuar në aksin Lushnjë-Fier, në fshatin Vajkan.
Të lënduarit janë shoferi i ambulancës, 34-vjeçari me inicialet E.T. dhe një infermiere, 33-vjeçarja me inicialet A.Ç., të cilët ndodhen në spital.
Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shoferin e ambulancës, i cili humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. (A2 Televizion)