Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës në banesën e tyre duke pirë fotoksinë mëngjesin e 2 janarit.
Xhemal Loka doli para togave të zeza ditën e sotme ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
45-vjeçari akuzohet se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes dhe e kërcënoi në sy të një prej fëmijëve me thikë. (A2 Televizion)