Detaje tronditëse janë mësuar në lidhje me vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë në Selanik, e cila dyshohet se u masakrua nga partneri i saj. Pamjet nga kamerat e zonës, ADN-ja dhe gjurmët e gishtave të mikut të autorit të dyshuar janë katalizatorët që çuan në zbulimin e detajeve që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Njëkohësisht, sipas informacioneve nga gjetjet e para të ekspertizës mjekoligjore në trupin e 41-vjeçares, rezulton se viktima ka plagë me thikë në qafë. Zbulimi është bërë nga një mik i partnerit së 41-vjeçares, i cili, i pyetur në polici, ka rrëfyer se partneri e ka vrarë, e ka vendosur në një bagazh dhe e ka transportuar, me ndihmë, në një zonë të largët dhe me shkurre midis Triglia dhe Galatista, në Halkidiki.
Mediat greke bëjnë me dije se, ishte po miku i autorit, i cili ka treguar në polici vendin ku kishin depozituar trupin e gruas fatkeqe. Ndonëse ende nuk është zbardhur plotësisht motivi i krimit, shoku i autorit të dyshuar thotë se ka të bëjë me mosmarrëveshje financiare.
Në të njëjtën kohë, partneri i viktimës mohon përfshirjen e tij në krim, por policia raportohet se ka në duar pamjet video, në të cilat dy burrat duket se mbajnë diçka të rëndë, që i ngjan një bagazhi. Njëkohësisht nga hetimet e kryera në shtëpinë e partnerit të gruas janë gjetur gjurmë gjaku, flokë të viktimës, si dhe ADN.
Gjithashtu, në shtëpi janë gjetur edhe gjurmët e gishtave të mikut të autorit të dyshuar, si pasojë e futjes së tij nga zyrtarët e EL.AS. dhe, gjatë ekzaminimit të tij, të bëjë zbulimet tronditëse të mësipërme. Sulmuesi i dyshuar ndodhet edhe në prangat e Policisë, e cila aktualisht mohon të ketë vrarë gruan fatkeqe. (A2 Televizion)