Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Në kërkim ndërkombëtar trafik droge, arrestohen nënë e bir në Tiranë

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 09:42 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar trafik droge, arrestohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga nënë e bir në Tiranë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit  “Afternoon”, u bë i mundur arrestimi i Dëshira dhe Eduard Gosenit, 63 dhe 44 vjeç, të cilët prej kohësh kërkoheshin nga drejtësia italiane.

Gjykata e Veronës në Itali ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për nënë e bir për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu