Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Tri viktima nga aksidentet rrugore në 4 ditët e fundit në Tiranë, mes tyre edhe një fëmijë 4 vjeç

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 10:32 | Kronikë

Tri viktima nga aksidentet rrugore në 4 ditët e fundit në

Tri aksidente me vdekje kanë ndodhur në Tiranë, katër ditët e fundit, ku mes personave që humbën jetën ishte edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç.

Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit Erjon Skënderi, 38 vjeç.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.B., i cili po me datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut.

Po ashtu, një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën "Ali Shefqeti" në Tiranë, ku 21-vjeçari Erlis Beqja ka përplasur për vdekje një këmbësore, L. Gj., 60 vjeçe. Ndërkohë, edhe për këtë rast, policia njofton se, i riu është vënë në pranga.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu