Sondazh: A mendoni se është rritur roli i Shqipërisë në politikën ndërkombëtare?
  • Po 54%
  • Jo 46%

E pohojnë nxënës e prindër, probleme me ngrohjen në shkollat e Elbasanit

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
11 Janar 2024, 15:33 | Kronikë

Temperaturat e ftohta të këtyre ditëve kanë rikthyer edhe një herë problematikën e ngrohjes në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në qytetin e Elbasanit.

Vëzhgimi brenda ambienteve të shkollave apo klasave është një mision i pamundur, pasi drejtoritë e shkollave mbyllin dyert me urdhra të prerë: Mos filmoni! Ndërkohë, nxënësit e pohojnë se kanë mangësi sa i takon ngrohjes në klasat e tyre.

Një prej nxënësve pohon se ka ftohtë në klasë edhe për faktin që dritaret e klasës së tij nuk shohin nga dielli. Kjo situatë është akoma më problematike në shkollat e mesme.

Një nxënës i shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja pohon se nuk kanë ngrohje, por që janë mësuar tashmë me këtë vështirësi.

Edhe një prej prindërve pohon për mikrofonin e A2 CNN mungesën e ngrohjes në klasa. Zyrtarisht drejtoritë e shkollave dhe bashkia pohojnë se shkollave u është siguruar ngrohje disa me kaldaja qendrore, të tjera me ngrohëse elektrike nëpër klasa, por dëshmitë e nxënësve dhe të prindërve nuk e pohojnë këtë fakt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli