Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

I vrau rreshteri amerikan, përcillen për në banesën e fundit shqiptarja dhe dy djemtë e vrarë në SHBA

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 10:54 | Kronikë

I vrau rreshteri amerikan, përcillen për në banesën e fundit

Ornela Morgan dhe dy djemtë e saj do të përcillen për në banesën e fundit, ditën e sotme, në Massachusetts. Ata u vranë nga rreshteri amerikan, Watson Morgan, i cili ishte babai dhe bashkëshorti i viktimave. Pas ngjarjes së rëndë, autori i dha fund edhe jetës së tij. 

43-vjeçarja shqiptare dhe djemtë Gabriel, 12 vjeç, dhe Liam, 10 vjeç u gjetën të qëlluar me armë në fillim të 30 dhjetorit në shtëpinë e tyre në New City. Rreshteri më pas u gjet i vdekur, pasi kishte qëlluar veten me armë në kokë.

Policia e Clarkstown kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për një kontroll pasi Watson Morgan nuk u paraqit në punë dhe nuk përgjigjej në celular. Policia ka thënë se ata besojnë se Morgan vrau familjen e tij dhe pastaj veten.

Ndërkohë sot do të mbahet ceremonia përkujtimore për nënën dhe djemtë në Worcester, Mass, në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Marisë, 535 Salisbury St.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli