Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë pas një sherri momental me një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "4 Dëshmorët", ku shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç, shkruan A2.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)