Qëlloi me armë drejt një makine për të provuar armën, më pas tentoi të grabisë një dyqan, arrestohet shqiptari në Greqi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 10:17 | Kronikë
Qëlloi me armë drejt një makine për të provuar
Automjeti ndaj të cilit ka qëlluar me armë shqiptari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e së dielës, në Kretë, me protagonist një shqiptar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine të parkuar në zonën e “Kainourgias Portas”.

Sipas mediave greke, makina u godit në pjesën e pasme nga plumbat e armës që mbante ai. Ngjarja është denoncuar nga pronarët e makinës dhe policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, pasditen e djeshme.

Sipas burimeve policore, ajo që ai ka pohuar në deklaratën e tij, përveçse ka pranuar atë që ka bërë, është se ka dashur të testojë armën për të parë nëse do të shkrepë. Mirëpo, pas ngjarjes me makinën, ky person tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos