Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të pushojë gjykimin e nisur ndaj tij për “Sterilizimin”. “Unë nuk kam vjedhur”, këmbënguli ish-ministri, duke kërkuar përjashtimin e disa prej provave të paraqitura nga SPAK. Duke folur në krah të avokatëve të tij, jashtë kafazit të sallës së gjyqit, Beqaj, i konsideroi të pavlefshme provat digjitale, emaile, apo komunikime elektronike, duke vënë në dyshim laboratorin digjital të SPAK. “Laboratori i SPAK nuk ka akreditim, ose nëse e ka, nuk e tregon atë.
Tri herë avokati im ka pyetur a është laboratori i akredituar. BKH thotë: Kjo i takon SPAK. SPAK nuk ka kthyer përgjigje”, tha Beqaj.
Për ish-ministrin e akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”, në Kodin Penal të RSH, akuza për vjedhje nuk plotëson parimet e ligjshmërisë sepse nuk përkufizon sjelljen e ndaluar.
“Unë si ministër, as pranoj faturë, as firmos pagesë. Ligji nuk saktëson se cila është sjellja e gabuar”, u shpreh Beqaj. Ai tha se mungesa e përkufizimit kishte qenë në Kodin Penal të komunizmit e në Kodin Penal të viteve dhe se përkufizimin më të mirë për veprën penale të “vjedhjes” e kishte gjetur në Kodin Penal të kohës së Zogut.
Në vijim të kërkimeve paraprake, që kanë në thelb, pushimin e çështjes dhe paflevshmërinë e vendimit të gjyqtarit paraprak për kalimin e dosjes në gjyq, Beqaj tha se nuk ka një vlerë të pretenduar për vjedhjen, nuk ka një shifër. Ish-ministri gjykohet i veçuar ne GJKKO, pasi të bashkëpandehurit e tij ju nënshtruan një procesi me kohë të shkurtuar. (A2 Televizion)