Drenova, fshati, ku çdo banesë është vjedhur. Banorët, apel policisë

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
9 Qershor 2026, 14:52 | Kronikë

Drenova një ndër fshatrat më të bukur të Korçës vetëm pak minuta larg qytetit mund të cilësohet ndryshe edhe si fshati i vjedhur. Kjo pasi thuajse të gjitha banesat në këtë fshat kanë rënë të paktën një herë preh e vjedhjeve nga persona të paidentifikuar.

Këtë fakt e pohojnë vetë banorët e këtij fshati dhe të zotët e banesave të vjedhura. Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Drenovës, Policia e Korçës bën me dije se për vjedhjet janë proceduar penalisht vetëm dy persona të dyshuar.

Gjithashtu, uniformat blu u kanë bërë apel banorëve që të marrin masa shtesë sigurie, duke instaluar kamera monitorimi në banesat e tyre, veçanërisht në ato që qëndrojnë të pabanuara për periudha të gjata kohe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos