Atentati ndaj Rexhep Ginës, GJKKO jep dënimet për një pjesë të grupit të Laert haxhiut

Nga Armand Bajrami
9 Qershor 2026, 13:21 | Kronikë

Atentati ndaj Rexhep Ginës, GJKKO jep dënimet për një

Gjykata e Posaçme jep vendimin për një nga fraksionet e dosjes së grupit të Laert Haxhiut. I penduari Artan Tafani dënohet 7 vite burg për “sigurim kushtesh për vrasjen e Rexhep Ginës”, shkruan A2 CNN. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi shkon në 4 vjet 8 muaj.

Tafani ka përfituar edhe nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfundimisht është dënuar 2 vjet e 4 muaj burg.

I pandehuri Kristi Bixheku është dënuar me 3 vjet 6 muaj burg për "përkrahje të autorit të krimit". Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vjet e 4 muaj. I pandehuri Genci Hida është shpallur i pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos