Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Nga Senad Nikshiqi
9 Qershor 2026, 12:26 | Kronikë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër.

Në pranga ka rënë Elis Çela, banues në lagjen "Kiras" në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen "Rus" drejtori i AKU Ramir Haderi u godit nga një person dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Haderi mori një plagë në vetull dhe pas mjekimit në spital u largua në shtëpi.

Dhunimi i tij dyshohet se erdhi për shkak të detyrës ndërsa shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë. Policia vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos