Këto nuk janë pamje të ndonjë zonë në luftë, por pasojat dhe dëmet janë edhe më të rënda se zonat ku luftohet apo bombardohet. Papërgjegjshmëria pas timonit vijon ende të përgjakë rrugët e vendit. Shpejtësi e lartë, parakalime të gabuara dhe si rezultat jetë njerëzish që ndërpriten, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.
Aksidente që përsëriten ditë pas dite me pasoja akoma më të rënda dhe drejtues mjetesh që nuk reflektojnë në asnjë rrethanë. Nisja e sezonit veror dhe shtimi i fluksit veçanërisht në rrugët e rivierës së vendit, nxit nevojën në radhë të parë për më shumë përgjegjësi nga përdoruesit e rrugës dhe më shumë kontrolle nga ana e policisë rrugore. (A2 Televizion)