Dy persona në Vlorë janë arrestuar dhe një 16-vjeçar është vënë nën hetim, pasi gjatë orëve të mëngjesit, kanë thyer xhamat e një marketi dhe kanë vjedhur një shumë parash.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’, ndërkohë që po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që këta shtetas mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Punë hetimore intensive dhe profesionale, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë.
Gjatë orëve të para të mëngjesit, thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori”, për të vjedhur një shumë parash, identifikohen 3 autorët.
Vihen në pranga 2 prej tyre dhe në hetim një 16-vjeçar.
Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.
Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)