Tjetër rast dhune në kopsht, edukatorja keqtrajton 5-vjeçarin autik

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 11:13 | Kronikë

Tjetër rast dhune në kopsht, edukatorja keqtrajton 5-vjeçarin

Një tjetër rast dhune është regjistruar në një kopsht publik, kësaj here në qytetin e Elbasanit.

Policia nisi procedimin penal për edukatoren O. B., 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi.

Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre , fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5 vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme.


Menjëherë në datën 27 tetor prindërit janë mbledhur nga drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit për të diskutuar për situatën e krijuar.


Menjëherë të hënën, në datë 30 tetor ndaj edukatores është marrë masa e pezullimit deri në zbardhjen e plotë të asaj çfarë ka ndodhur në kopësht.


Më pas një grup pune i përbërë nga psikologë, punonjës socialë, përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në bashki, sektori i mbrojtjes se femijeve, përfaqësues të ZVA dhe përfaqësues të policisë është ngritur për të hetuar rastin.

Një ngjarje e ngjashme tronditi pak ditë më parë opinionin publik ku një tjetër edukatore dhunoi një vajzë 3 vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda në këmbë.

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi