Tritol makinës së policit në Lezhë

Nga Igli Çelmeta
15 Mars 2026, 07:24 | Kronikë
Tritol makinës së policit në Lezhë

Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në Lezhë. 

A2 CNN mëson se i është vendosur tritol automjetit të një agjenti policie. Nga shpërthimi raportohen dëme të shumta materiale.

Makina mësohet se në pronësi të agjentit të krimeve G. Gj.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos