Zjarr në një servis makinash në Durrës, një punonjës dërgohet në spital

Nga Elitjona Doko
21 Nëntor 2023, 17:40 | Kronikë

Një servis makinash në lagjen numër 16 të Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e së martës.

Paraprakisht, dyshohet që shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë e shkaktuar gjatë saldimit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Si pasojë e flakëve dhe tymit në ambientet e servisit, një prej punëtorëve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos