"Dhoma e pasme’’ e Buron Kacelit, ekspozita e veçantë e ''mjeshtrit të madh'' të pikturës

Nga A2 CNN
13 Prill 2024, 15:31 | Kulturë

Pak muzikë, ambient dashamirës dhe bojë që hidhet në telajo, atyt ek ‘’Dhoma e pasme”. "Dhoma e Pasme’’ në fakt është titulli që i shkon më së miri ekspozitës së Piktorit Buron Kaceli në galerinë e Arteve Tiranë.

Është një ekspozitë kujtese, me një vështrim nga e shkuara, në kohën kur regjimi komunist vinte korniza të forta për artistët. Por, kuratorja Edit Pulaj (drejtoreshë e Galerisë së Tiranës) është përpjekur ta sjellë në kohë për të treguar edhe më shumë se kaq.

Në këtë ambient deri më 5 maj zbulohet një koleksion punësh të paekspozuara të piktorit tiranas.

Bëhet fjalë për tablo që mbajnë deri në 50 vite histori, e që dallohen për një penel që sfidonte kornizat kokëforta të regjimit diktatorial.

Një numër punësh në këtë ekspozitë bëjnë përjashtim. Ato janë të realizuara nga Kaceli në 30 vitet e fundit, ku si gjithçka edhe arti mori frymë lirisht.

“Dhoma e Pasme” vjen këtë vit si ekspozitë e rrallë personale e ‘’mjeshtrit të  madh’’ të pikturës Buron Kaceli.

Ai vazhdon aktivitetin në një galeri private në qendër të Tiranës me pikturat e tij dhe të babait, "Nderit të Kombit’’, Sadik Kacelit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos