Çmimet Kombëtare të Letërsisë, cilët janë librat më të mirë që u botuan gjatë vitit 2023?

Nga Luela Myftari
10 Janar 2025, 16:46 | Kulturë

Eventi i parë që bëri bashkë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit dhe studiuesit për vitin 2025 ishte ceremonia e shpalljes së fituesve të çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2023.

Ndonëse kalendari shënon 2025, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përcaktuar më të mirët e letërsisë së botuar në vitin 2023. Shkak kanë qenë prurjet e shumta përgjatë këtij viti si dhe koha që i duhej jurisë për të përcaktuar më të mirët. Romani më i mirë i vitit “fati i marrë” është rrëmbyer nga Besnik Mustafaj, ndonëse shkrimtari pas kësaj vepre ka shkruar edhe dy libra të tjerë. Por, nëse Besnik Mustafaj aludon me letërsinë për Shqipërinë që mund të ishte.

Vepra më e mirë studimore shpallet “Shqipëria dhe fundshekulli i dëshpëruar” nga Pëllumb Xhufi.

“Përkthimi më i mirë i vitit” i jepet përkthyeses Ana Kove, që ka sjellë në shqip nobelistin Gunter Grass.

“Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” i jepet autorit Shpëtim Kelmendi për librin “Dashnia asht”, ndërsa në poezi është vlerësuar Entela Tabaku.

Edhe pse këtë panair mungoi vlerësimi për “Librin për fëmijë”, juria e çmimeve ndërkombëtare të letërsisë ka vlerësuar autoren e re Ledjona Braho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos