Një jetë dedikuar studimit e kritikës! Bashkim Kuçuku me dy tituj të rinj për poetët Camaj e Podrimja

Nga Luela Myftari
27 Prill 2025, 13:40 | Kulturë

Jemi mësuar me mbrëmje poetike, ku vargjet recitohen, por nëse sheh të mblidhen studiuesit më të mirë në vend, diskutimi tejkaloj vargjet duke shkruar kështu edhe kritikën në vend. e në një vend ku kritika mungon, pikëtakimet që na lë profesor Bashkim Kuçuku me dy nga emrat më të mirë të poezisë shqipe kalojnë konceptet e mbrëmje të zakonshme poetike në Tiranë.

Edhe në këtë takim, i ftohtë në gjykim, studiuesi Bashkim Kuçuku lë hapësirë sërish që të tjerët të rrëfejnë punët e tij studimore, një përkushtuar poezisë dhe botëkuptimit të Ali Podrimjes, e një tjetër shprehisë së strukturave në letërsinë shqipe.

Akademikja Floresha Dado që ndan prej një jete edhe auditorët e universitetit me Bashkim Kuçukun, rrallë del nga Akademia dhe Fakulteti, por këtë herë ka mbërritur sepse edhe takimi është i veçantë, si për t’i dhënë zë e për të luftuar edhe mungesën e kritikës në Shqipëri.

Me një ligjëratë shkencore e ka prezantuar edhe akademikja Floresha Dado studimin e Bashkim Kuçukut për poezinë e Martij Camajt.

Ajo që gjithnjë është në kërkim të më së mirës, edhe këtë herë e kishte një kritikë.

Një diskurs mbi kritikën dhe studimin e letërsisë shqipe u hap edhe përtej panelit të këtij takimi. shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku, ndonëse njohës i mirë i Camajt, ceku jo pak edhe caqet e interpretimit të letërsisë me kartën e nacionalizmit.

Të dy veprat studimore të profesor Bashkim Kuçukut u prezantuan në librari Onufri, aty ku është edhe shtëpia botuese e emrave më në zë të autorëve shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos